
Fuqizimi i repartit të mesfushës ndër vite vijon të jetë prioritet absolut për Liverpoolin.
Drejtuesit e ‘’ The Redsave ‘’ e kanë përqëndruar vëmëndjen në kampionatin suedez, tek Hackeni.
Momodou Sonko po impresionon me këtë skuadër, për të cilin anglezët do të sfidojnë Barcelonën dhe Leipzigun.
Mbetja në prapavijë në lidhje me titujt konsiderohet një fakt shqetësues nga traineri Jurgen Klopp, i cili e tregoi potencialin në të shkuarën, nën drejtimin e të cilit Liverpooli fitoi shumë trofe të rëndësishëm.
Pavarësisht se përfaqëson një skuadër modeste, interesi i Liverpoolit ja rrit në mënyrë të konsiderueshme vlerat 18 vjeçarit, lojtar që mund të ketë fatin të provojë veten, tek një ndër kampionatet më të bukur në botë siç është Premier League.
Edhe pse në vitet e fundit nuk i ka përmbushur pritshmëritë, aftësitë e ish trainerit të Borussia Dortmundit janë të padiskutueshme, i cili po zhvillon sezonin e 9-të me ish fituesit e Champions Leagues.



