Shevchenko: Tre muaj pas finales së Stambollit zgjohesha duke bërtitur

Shevchenko: Tre muaj pas finales së Stambollit zgjohesha duke bërtitur

Një nga futbollistët që ka shkruar emrin me gërma të arta te Milan është Andriy Shevchenko, i cili është rikthyer të flasë për aventurën te ‘djalli’. Padiskutim që përveç kujtimeve tejet mbreslënëse gjendet dhe ajo natë e tmerrshme në Stamboll ku Milan u mposht me penallti nga Liverpool-i në finalen e Champions League, pasi 120 minutat e u mbyllën me shifrat 3-3. Kjo në një kohë kur pjesa e parë kishte përfunduar 3-0 në favor të Milanit të udhëhequr nga Anchelotti.

“Plaga është akoma në gjak. Mediat shkruan se midis pjesës së parë dhe asaj të dytë ne festuam para kohe. Janë të gjitha gënjeshtra. Përkundrazi Paolo Maldini ishte i pari që tha të bënim kujdes, se Liverpuli nuk do të dorëzohej edhe pse po humbiste 3-0.

Në tre muajt e parë pas asaj disfate të hidhur, unë zgjohesha duke bërtitur natën dhe filloja të mendoja për të. Unë ende mendoj për këtë sot që kanë kaluar gjashtëmbëdhjetë vjet. Shumë nga shokët e mi të skuadrës nuk dëshironin kurrë ta shihnin më atë ndeshje. Unë e di përmendësh.

Ne ishim ekipi më i mirë madje dhe po luanim shumë mirë. Ata kishin vetëm një shans nga 100, dhe shfrytëzuan në maksimum rastet e tyre. Tani që jam trajner, mendoj se mbase duhet të kishim thyer ato gjashtë minuta të mallkuara në të cilat shënuam tre gola. Të ndalohej loja ose të bëheshin zëvendësime, por kjo nuk është një kritikë ndaj Karlo Ançelotit, i cili e kishte përgatitur ndeshjen shumë mirë’,-u shpreh Andriy Shevchenko.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy