"Arena Kombëtare", merr formë impianti i futbollit shqiptar (VIDEO)

"Arena Kombëtare", merr formë impianti i futbollit shqiptar (VIDEO)

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet e fundit sa i përket ecurisë së punimeve për impianin e ri që po ndërtohet në kryeqytet “Arena Kombëtare”.

Stadiumi i ri është drejt fazës së fundit të punimeve ku shihet qartë se punimet për ngritjen dhe veshjen e tribunave si strukturë janë thuajse të përfunduara – ku gjithashtu është ngritur edhe streha metalike e stadiumit.

Në përfundimin e të gjithë punimeve të betonit dhe hekurit, pritet të pastrohet pjesa e fushës nga materialet e ndryshme për të nisur me shtrimin e tapetit.

Ajo që është e qartë është fakti se punimet po ecin me ritme të larta dhe me shumë gjasa stadiumi pritet që të jetë gati për eleminatoret e kampionatit Europian.

“Arena Kombëtare” është stadiumi i tretë në vend që po ndërtohet me të gjithë kushtet e kërkuara nga UEFA pas “Elbasan Arenës” dhe “Loro Boriccit”.

Kujtojmë që stadiumi “Arena Kombëtare” ka qenë dhe dy herë konkurente për të  organizuar finalen e Superkupës së Europës për vitin 2018 dhe 2019, por që nuk arriti dot të përzgjidhej dhe për faktin se UEFA pret përfundimin e plotë të punimve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy