Chelsea synon Danjuman

Chelsea synon Danjuman

Investimi 23.5 milionë eurosh i Villarealit për Arnaut Danjuman në verën e kaluar u konceptua nga shumë zëra si një lëvizje tejet e vështirë për tu kuptuar pasi sulmuesi ende nuk njihej mjaftueshëm në arenën europiane . Pavarësisht se u shëndërrua në blerjen më të shtrenjtë në historinë e ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ dyshimet asokohe ishin normale sepse e njëjta gjë do të ndodhte  me çdo lojtarë .  

Megjithatë koha i ka dhënë të drejtë drejtuesve të spanjollëve sepse 24 vjeçari jo vetëm që i ka arritur objektivat  por i ka tejkaluar ato duke e bërë krenar trainerin Unay Emery i cili arriti ti dhurojë Europa Leaguen Villarealit pas një finale shumë të luftuar kundër Manchester United . 

Ishi i Arsenalit tashmë konsiderohet një emblemë në ‘’ La Ceramica ‘’ sepse e ka dërguar këtë skuadër aty ku asnjë trainer për shumë vite  nuk mundi dhe  sigurisht pikat referuese kanë filluar të ndiqen nga skuadra të njohura  . 

Ishi i Bournemouth ka arritur në një tjetër stad falë besimit të Unay Emery-s dhe të kuptuarit në mënyrë perfekte me shokët e skuadrës, fakte që e kanë shëndërruar në një lojtar determinant .  9 gola në 17 ndeshje flasin për një lojtar që e njeh mirë portën pa mënjanuar këtu edhe aftësitë e mrekullueshme me topin të cilat i kanë ofruar shumë variante spanjollit  gjatë sfidave i cili me mjeshtëri ka ditur ta përshtasë në skemat e ndërtuara në varësi të rivalëve .

Për këtë arsye Chelsea ka vendosur të hidhet sulm për Arnaut Danjuman sepse Thomas Tuchel nuk është bindur nga Pulisic dhe  Ziyech të cilët numërojnë respektivisht 400 dhe 700 minuta gjatë këtij sezoni , përmbledhja e të cilave nuk ka treguar pothuajse asgjë për ‘’ Blutë e Londrës ‘’.

Ndryshimi i kësaj situate mbetet një ndër domosdoshmëritë e merkatos së kryeqytetasve të cilët  ruajnë një distancë fare minimale me Liverpoolin dhe City-n dhe një ‘’ dështim ‘’ mund ti kushtonte shumë nxënësve të Thomas Tuchel sepse do të vinte në rrezik ecurinë në Premier League .  

Eshtë e qartë se gjermanit i duhen më shumë muskuj në ofensivë dhe Arnaut Danjuma është ideali për të mbushur boshllëkun që i ka krijuar aq shumë dhimbje koke ishi-të të Borussia Dortmundit në fazën e parë të sezonit edhe pse  të tijët kanë shanse konkrete për të triumfuar  deri ne fundin e tij .  

Gjithsesi pavarësisht emrit dhe sukseseve të arritura , Chelseat pritet ti kushtojë  shumë firmosja me Arnaut Danjuman sepse drejtuesit e Villarealit e kanë treguar prej kohësh se janë fanatikë ndaj lojtarëve përcaktues . Arritjet e sulmuesit nga Lagos kanë ndikuar në rritjen e vlerës së kartonit që aktualisht prek 60 milionë eurot por prapëseprapë parashikohet se kjo marrëveshje do të hasë vështirësi për shkak të rëndësisë së Arnaut Danjumas tek ekipi nga Castellon .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy