Real Madridi, synon rinovimin me Rudiger

Real Madridi, synon rinovimin me Rudiger

Pas tre sezonesh në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ Antonio Rudiger vijon të jetë një pilar në prapavijën e Real Madridit.

Gjermani e ka konsoliduar vendin e një titullari në 11-shen e formuar nga Carlo Ancelotti, prezencat e të cilit ia kanë shtuar bindjet drejtuesve se duhet t’ia rinovojnë kontratën.

32 vjeçari po rikonfirmon cilësitë e tij dhe në 44 sfidat e sezonit aktual ka gjetur në tre raste rrjetën si dhe ka kontribuar me një asist.

Ecuria e ‘’ Los Merengues ‘’ është edhe falë prezencës së Antonio Rudiger, të cilin e kanë tentuar disa ekipe nga Arabia Saudite së fundmi.

Ky fakt konsiderohet një kërcënim për të ardhmen në Madrid, dhe kryeqytetasit me në krye Florentino Perezin po i lëvizin gurët për të siguruar qëndrimin e shtatlartit.

Në qershorin e 2026-tës kontrata e ishi-t të Romës skadon dhe sipas gazetarit Ekrem Onur kanë nisur kontaktet e para për arritjen e objektivit.

Numri një i stolit është shumë i kënaqur me rendimentin e Antonio Rudiger por duhet theksuar se ulje-ngritjet e ditëve të fundit si përshembull humbja e djeshme kundër Valencias në shtëpi i kanë shtuar përpjekjet e drejtuesve për të siguruar vijimësinë e peshave të rënda.

Tashmë i takon lojtarit në fjalë të vendosë se cilën rrugë do të ndjekë për të ardhmen, shumë i rëndësishëm edhe tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy