Trajneri dhe lojtari më i mirë i vitit, UEFA zbulon kandidaturat

Trajneri dhe lojtari më i mirë i vitit, UEFA zbulon kandidaturat

UEFA ka zbuluar ditën e sotme kandidaturat fitimin e çmimit “Trajneri i Vitit” dhe “Lojtari i Vitit”.

Për sa i përket 3 kandidatëve për t’u zgjedhur si trajneri më i mirë i vitit nuk ka dyshime. Roberto Mancini i Italisë, Thomas Tuchel i Chelsea dhe Pep Guardiola i Manchester City, janë 3 trajnerët e nominuar për të marrë çmimin e më të mirit.

Mancini fitoi Europianin me Italinë, Tuchel mori Champions League dhe Superkupën e Europës me Chelsean, ndërsa Guardiola shkoi në finalen e Ligës së Kampioneve me Cityn dhe fitoi Premier League në sezonin e fundit.

Çmimi për trajnerin më të mirë të vitit do të jepet më 26 gusht, në ceremoninë që do të mbahet në Stamboll të Turqisë.

Janë zbuluar gjithashtu edhe 3 kandidatët për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit. Në listën e 3 më të mirëve bëjnë pjesë dy lojtarë të Chelsea N’Golo Kante dhe Jorginho, si dhe Kevin De Bruyne i Manchester Cityt.

Shanset më të mëdha për fitimin e çmimit “Lojtari i Vitit” i ka Jorginho, i cili përveç se triumfoi me Chelsea në Champions League, fitoi gjithashtu edhe Europianin me Italinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy