Dede: Vllaznia nuk vodhi asgjë, prisja më shumë nga Partizani

Dede: Vllaznia nuk vodhi asgjë, prisja më shumë nga Partizani

Trajneri Nevil Dede, duke komentuar fitoren e Vllaznisë ndaj Partizanit, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se priste më shumë nga të kuqtë. Në analizën e tij, Dede tha se si rrallë herë te Partizani ka pak muskuj. Ai tregoi edhe diferencat mes dy skuadrave.

“Krymi mori meritën e trajnerit për atë që bëri. Të njëjtën gjë mund të bënte edhe Mala, për të barazuar dhe të shënonin. Këto ishin diferencat mes skuadrave. Prisja më shumë nga Partizani, Vllaznia nuk vodhi asgjë. Murataj u fut por nuk kishte asnjë funksion. Vertikalizimet ishin shumë të pakta. Mustën nuk e pashë fare.

Pas fitores së javës së kaluar, unë e thashë që Partizani kishte fatin me vete. Disa lojtarë nuk po japin atë që pritet. Marku mund të bëjë më shumë dhe mund ta ndihmojë më shumë këtë skuadër. Partizani si rrallë herë, këtë sezon ka pak muskuj.”, deklaroi Dede.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy