Bayern Munchen , ofertë për Palhinhan

Bayern Munchen , ofertë për Palhinhan

Në orët e fundit, drejtuesit e Bayern Munchen kanë hedhur një hap të rëndësishëm në lidhje me përforcimin e skuadrës. Bavarezët i kanë ofruar Fulhamit 50 milionë euro për Joao Palhinhan, mesfushor i cili po lë gjurmë tek londinezët. Megjithatë , kjo shifër mbetet ende larg pretendimit të anglezëve, të cilët sipas ‘ Football Daily ‘ kërkojnë 93 milionë euro për portugezin. Sidoqoftë traineri Thomas Tuchel ka deklaruar se e mirëpret transferimin e 28 vjeçarit nga Lisbona në mitikun ‘’ Allianz Arena ‘’ edhe pse duke iu referuar pretendimit të drejtuesve të Fulhamit , ato të Bayern Munchen duhet të sforcohen akoma më shumë për arritjen e objektivit. Përveç Fulhamit , Joao Palhinha konsiderohet një lojtar kyç edhe tek Portugalia dhe këtë fakt e konfirmoi me pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy