Paulo Dybala, oferta nga Arabia Saudite

Paulo Dybala, oferta nga Arabia Saudite

Ashtu si për çdo lojtar tjetër cilësor edhe për Paulo Dybalan nuk kanë munguar ofertat gjatë viteve të fundit.

Argjentinasi i cili filloi të bëhej i njohur tek Palermo dhe më pas ngjiti shkallët në karrierë tek Juventusi sigurisht vijon të jetë një ndër më të pretenduarit për sa i takon Serisë A.

Në Arabinë Saudite disa ekipe tashmë ia kanë hapur derën golashënuesit, të cilët njihen botërisht për potencialin në aspektin ekonomik.

Vitet e fundit ky aspekt ka bërë diferencën duke ia lartësuar vlerat këtij kampionati me transferimin e shumë lojtarëve të njohur.

Konkretisht ende nuk ekziston një ofertë për 31 vjeçarin, i cili ndoshta do të ketë fatin për t’iu bashkuar yjeve që lanë gjurmë në Europë si përshembull Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe shumë të tjerë.

Aktualisht niveli i Paulo Dybalas nuk është optimal, ç’ka mund ta bëjë edhe më të lehtë largimin nga ‘’ Olimpico ‘’.

Drupal Ad

Megjithatë, e ardhmja do të varet nga ambicjet e golashënuesit nga Kordoba por sigurisht interesi i klubeve në Arabinë Saudite vijon të shoqërohet me oferta gati të parefuzueshme.

5 ndeshje dhe 2 gola në 21 sfida janë statistikat e deritanishme me ‘’ Verdhekuqtë ‘’, tejet të vakëta nëse merret parasysh potenciali i nxënësit të Claudio Ranierit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy