Inter pëlqen Onana

Inter pëlqen Onana

  Me vetëm  Samir Handanovic në dispozicion , Interit i duhet një përforcim për kuadratin e bardhë . Zikaltërit janë të vetëdijshëm se s’duhet të bëjnë hapa fals për të evituar pakënaqësitë gjatë rrugës . I preferuari i Simone Inzaghit është  gardiani  i Ajax Amsterdamit Andre Onana  për të cilin sipas  Calciomercatos  italiani ka vënë në dijeni drejtuesit për të filluar tratativat për blerjen e afrikanit .  

25 vjeçari nga Kameruni ka zhvilluar një performancë të shkëlqyer me  kryeqytetasit e cila e ka shëndërruar në një ndër portierët më të mirë  të Eredivisies  .  

Duke qenë se  Samir Handanovic është drejt fundit të karrierës , Interi beson se me Andre  Onanan poshtë tre shtyllave  gjërat do të bëhen edhe më të lehta në lidhje me objektivat e vëna , ndër të cilat është ruajtja me fanatizëm e Scudettos së  fituar .  Megjithatë një problematikë që do ti duhet të përballojë Interi është se ky portier është sanksionuar nga organizmi i Uefas për doping  dhe e finalizon dënimin në muajin nëntor .

Nëse  kjo skuadër arrin ta transferojë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ ,  Andre Onana nuk do të mund të jetë i disponueshem  deri në shlyerjen e tij në datën e përcaktuar .  Largimet e komponentëve të rëndësishëm si Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi do të mundohen të rikompensohen me të tjerë emra interesantë të cilët mund të kontribojnë ashtu siç duhet tek Interi .  

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy