Zekaj: Politika kërkon të fusë hundët në zgjedhjet e FSHF, të fortët po bëjnë presion

Zekaj: Politika kërkon të fusë hundët në zgjedhjet e FSHF, të fortët po bëjnë presion

Xhevdet Zekaj, analist sportiv, komentoi në emisionin “SportZone” në MCN TV, zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Zekaj tha se politika po tenton përsëri të ndërhyjë në zgjedhje, ndërsa shtoi se në Tiranë dhe Shkodër, sipas burimeve të tij “të fortët po bëjnë presion në individë të caktuar për mos kandidim në Shoqata.” Ai theksoi se Duka në këto zgjedhje në FSHF, vjen më i fortë se kurrë më parë.  

“E vërteta është se zgjedhjet për FSHF kanë një vit që kanë nisur. Dy kandidatët kanë filluar të bëjnë lobizme dhe të marrin vota. Kam pasur ndërhyrjet e mia, për të përkrahur një palë. Politika edhe këtë herë, kërkon të fusë hundët në zgjedhjet në FSHF. Bashkitë i ka të gjitha e majta.

Nga burime personale të mia, edhe në Bashkinë Tiranë dhe Shkodër, ka sinjale të të fortëve. Po bëjnë presion në individë të caktuar, për të hequr dorë nga kandidimi, për në Shoqata.

Në Shoqata ka tymnajë të madhe. Kanë gati 40% të votave. Çudia është se Vlora nuk ka asnjë votë në Shoqatë. Këtë organizim e kanë bërë njerëzit e sportit. Lufta me Shoqatat është më shumë mediatike dhe propagandë. Shoqatat janë më mirë se para 4 viteve. Janë të miratuara në Gjykatë.

Problemi janë qyqarët në Asamble që ngrenë dorën. Duhet të ngremë Asamblenë me rregulla.

Mendoj se do të ketë garë për presidentin e FSHF. Presidenti Duka është më i fortë se kurrë në këto momente. Vjen si anëtar ekzekutiv i UEFA-s. Ka pushtet në Komitet Ekzekutiv, për të marrë shumë për Shqipërinë. Është vendimmarrës. Shqipëria kërkon të hyjë në BE, në futboll, ne jo që kemi hyrë në BE, por jemi në kupolën drejtuese. Nuk thashë që Duka ka hedhur para, thashë që ka vizion dhe është në momentin më të mirë të karrierës së tij.”, u shpreh Zekaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy