Ndeshja e kampionatit argjentinas mes Boca Juniors dhe New Old Boys ka prodhuar emocione të forta në nder të legjendës Diego Armando Maradona që vdiq tre ditë më parë.
Në te kaluarën e tij Maradona ka qenë pjesë e të dy klubeve, ndërsa këtë herë kur ata zbritën në fushë në stadiumin La Bombera ishte vajza e ‘El Pibe de Oros’, Dalma, e cila është përlotur shumë.
Kjo pasi teksa shënuan golin e avantazhit futbollistët e Boca Juniors, por edhe të New Old Boys, shkuan poshtë tribunës ku qëndronte gjithmonë Maradona me vajzën e tij Dalma dhe festuan golin.
Kaq ka mjaftuar që Dalma, e cila për herë të parë po shikonte një ndeshje në stadium pa babin e saj, të shpërthente në lot. Për nder të Maradonës të gjithë futbollistët e Boca Juniors kishin veshur fanellën me emrin e tij.



