Mbrëmjen e sotme, Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet në një ndeshje historike me Poloninë për play offin e Kupës së Botës. Gazetari Mantho Prokopi e sheh këtë përballje shumë të vështirë për Kombëtaren kuqezi.
Përballemi me një përfaqësuese si Polonia dhe përballemi në transfertë. Janë 90 minuta, gjithçka mund të ndodhë. Në stadin e favoritit është Polonia. Kjo edhe për gjendjen në të cilën është skuadra jonë, e cila vuan shumë mungesa. Kombëtarja polake luan në shtëpi me mbi 57 mijë tifozë në anën e tyre. Presioni është te Kombëtarja jonë pasi luajnë në transfertë. Koeficientët favorizojnë Poloninë.



