
Pavarësisht se Bayern Munchen mbetet një lider absolut në Gjermani dhe një ndër ekipet më të suksesshëm në Europë, largimi i Robert Lewandowskit ka lënë një boshllëk të theksuar në ofensivën e bavarezëve .
Reagimi ka ardhur menjëherë dhe Marcus Thuram shikohet një alternativë e përshtatshme për të mbështetur Sadio Manen në metrat e fundit.
25 vjeçari është pretenduar edhe nga Interi dhe gjithashtu të tjerë ekipe në kontinentin e vjetër por mosrinovimi i kontratës me Borussia Monchengabah i cili përfundon në 2023-shin i japin shpresë rekordmenëve të Bundesligës se mund të transferojnë djalin e legjendës Lilian Thuram në ‘’ Allianz Arena ‘’ .
Ky fakt sigurisht e bën edhe më të mundur objektivin e Bayern Munchen , kundrejt një shifre simbolike , prej vetëm 10 milionë eurosh.
13 gola në 17 sfida të sezonit aktual e bëjnë sulmuesin e lindur në Parma një opsion shumë interesant për ekipin nga Mynihu por duhet patur kujdes sepse zikaltërit janë një rival që meriton shumë respekt dhe mund ta surprizojnë gjatë merkatos vijuese.



