
Tirana luan derbin me Partizanin këtë fundjavë, në një sfidë ku bardheblutë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për t’u shpallur edhe matematikisht kampionë.
Në këtë sfidë, bardheblutë duhet të bëjnë pa 3 lojtarë shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për sulmuesit De Silva dhe Xhixha, si dhe mesfushorin Najdovski.
Braziliani vuan një dëmtim, ndërsa Xhixha dhe Najdovski do të mungojnë për shkak kartonësh. Mungesa të rëndësishme për trajnerin Shehi, duke parë që kanë qenë titullarë dhe ndihmesë e madhe për Tiranën këtë sezon.



