Arrihet marrëveshja, Bielsa pritet të marrë drejtimin e Uruguait

Arrihet marrëveshja, Bielsa pritet të marrë drejtimin e Uruguait

Marcelo Bielsa pritet të jetë trajneri i ri i Uruguait. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Bielsa ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Federatës së Uruguait, për të marrë drejtimin e kombëtares.

Uruguai aktualisht drejtohet nga trajneri i përkohshëm Marcelo Broli, i cili mori vendin e Diego Alonsos, i larguar pas dështimit për të kaluar fazën e grupeve në Botërorin e Katarit.

Bielsa është i papunë prej disa javësh, pas largimit nga drejtimi i Leeds United dhe tashmë përgatitet për të marrë drejtimin e kombëtares latine.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy