Liverpooli, gjen mbrojtës tek Sunderland

Liverpooli, gjen mbrojtës tek Sunderland

Performanca shumë e mirë e Lutsharel Geertruidas tek Sunderlandi është shoqëruar me interesin e Liverpoolit.

 Hollandezi është shëndërruar në një prioritet për drejtuesit e ‘’ Të Kuqve ‘’, për të cilin anglezët do të luftojnë deri në fund. 

Sipas Fabrizio Romanos 25 vjeçari konsiderohet nga traineri Arne Slot për arsye se adaptohet në disa pozicione të prapavijës, gjë e cila i ka dhënë një avantazh të dukshëm Sunderlandit gjatë sfidave. 

Për më tepër Lutsharel Geertruida është grumbulluar rregullisht edhe nga traineri i kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’ Ronald Koeman, fakt i cili ia rrit dukshëm vlerat. 

Thuhet se krerët e Sunderlandit nuk do ta pengojnë për të filluar një tjetër eksperiencë në ‘’ Anfield Road ‘’ duke qenë se bëhet fjalë për ish fituesit e Champions Leagues, një ndër ekipet më potentë në aspektin ekonomik dhe sigurisht ndër më cilësorët në atë sportiv.

 Ishi i Feyenoordit po zhvillon sezonin e parë në elitën e futbollit anglez i cili me shumë gjasa do të jetë pjesë e Liverpoolit për më tej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy