Ousmane Dembele pritet të transferohet te PSG në këtë merkato vere. Madje sipas “Rmc Sport”, kjo duket e mbyllur me lojtarin që po përgatitet për të kaluar në Francë. Sulmuesi ka edhe një vit kontratë me Barcelonën, por PSG është gati të paguajë klauzolën e largimit që është 50 milionë euro. Kjo klauzolë është e vlefshme për më 31 korrik dhe për këtë arsye klubi francez po nxiton të mbyllë gjithçka. Dembele shihet si zëvendësues i Mbappe, i cili ka kërkuar largimin dhe nuk ka pranuar rinovimin.



