Roma "skuq" 'Olimpicon', fiton derbin ndal Lazios së Strakoshës

Roma "skuq" 'Olimpicon', fiton derbin ndal Lazios së Strakoshës

Roma fiton derbin e kryeqytetit. Pasditën e sotme verdhekuqtë e drejtuar nga Eusebio di Francesco kanë fituar 3-1 derbin me Lazio-n dhe duket se ka lënë pas krahëve mini-krizën e fillimit të sezonit.

Në fakt, kjo ka qenë fitorja e dytë radhazi për skuadrën e Romës pas dy barazimeve dhe dy humbjeve, dhe në këtë derbi kanë dominuar totalisht kundërshtarin.

Ndeshja është zhbllokuar në fundin e pjesës së parë nga Pellegrini, i cili ka dërguat topin në portën e boshatisur me një goditje me thembër pas një gabimi të bërë nga mbrojtja laciale, që ka nxjerrë jashtë loje ndërhyrjen e Strakoshës.

Lazio ka arritur të kthejë barazinë në minutën e 67-të me Ciro Immobile, por katër minuta më vonë ka ardhur goli i ish-lacialit Kolarov, i cili ka befasuar Strakoshën me një goditje të zgjuar dënimi.

Sfida është mbyllur përfundimisht në minutën e 86-të, kur Fazio ka realizuar golin e tretë për vendasit dhe i ka siguruar atyre tri pikët.

Me këtë fitore Roma ngjitët në vendin e 5-të në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë që Lazio qëndron një shkallë më lart, me 12 pikë të grumbulluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy