Sfida me Vllazninë, presidenti i Egnatias: Nuk është habi nëse fitojmë Kupën

Sfida me Vllazninë, presidenti i Egnatias: Nuk është habi nëse fitojmë Kupën

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, është i kënaqur me shortin që i vendosi përballë Vllaznisë në gjysmëfinalen e Kupës.

Demrozi deklaroi se skuadra do të bëjë maksimumin për të arritur finalen dhe sipas tij nuk do të ishte habi nëse fitojnë trofeun në fund.

Jam i kënaqur me shortin. Por edhe po të na binin ekipe të tjera, ju tashmë e keni parë Egnatian që është një ekip i fortë. Do të bëjmë maksimumin që të arrijmë finalen e Kupës.

Objektivat i kemi shpallur që në fillim të kampionatit që është Europa. Pastaj se nga vjen, nga kampionati ose nga Kupa, mirë se të vij.

E prisnim këtë reagim të skuadrës sepse kemi punuar dhe investuar shumë për këtë ditë. Ne jemi aty dhe luajmë shanset tona deri në fund. Edhe mund ta fitojmë Kupën, nuk është habi.

Shpresojmë që të mbajmë vendin e tretë. Kukësi është një ekip i fortë. Ne do të shkojmë që të bëjmë lojën tonë edhe shpresoj që të kthehemi me tre pikë.

Shkodër apo Rrogozhinë? Nuk ka diferencë. Ekipet janë të gjitha njëlloj dhe ndeshja e parë në Shkodër më mirë që e kemi jashtë fushe. Presim ndeshjen e dytë që e kemi në fushën tonë.

Jam shumë i kënaqur që kemi në ekipin tonë një lojtar si Dwamena. Ai ka bërë mirë dhe shpresojmë që të bëjë akoma dhe më mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy