Jose Mourinho drejt largimit nga Roma

Jose Mourinho drejt largimit nga Roma

Rezultatet e dobëta të Romës në Serinë A e kanë ndërlikuar ndjeshëm vijimin e Jose Mourinhos në pankinë. Si pak herë më përpara ‘’ Verdhekuqtë ‘’ çuditërisht pas shtatë javëve kanë grumbulluar vetëm 8 pikë dhe momentalisht renditen të 15-tët në tabelë. Kjo situatë pothuajse i ka vënë pikën eksperiencës së ‘’ The Special One ‘’ tek kryeqytetasit , lajm i cili ka krijuar një kaos tek kjo skuadër. Vendimi për të mos e rinovuar kontratën me italianët i ka vënë në vështirësi drejtuesit e Romës pasi është fillimi i sezonit por parashikohet që në javët vijuese të sqarohet gjithçka në lidhje me teknikun e ri . Pa dyshim që kjo është një goditje e fortë për ish fituesit e Conference Leagues , të cilëve do ti duhet kohë për ta rimarrë veten dhe të luftojnë për trofe të rëndësishëm në të ardhmen. Pavarësisht momentit delikat, 60 vjeçari nga Setubal konsiderohet një ndër trainerët më të mirë në botë, të cilit i mbetet edhe pak kohë në krye të stolit, ekzaktësisht deri në fundin e sezonit aktual, atëherë kur i skadon kontrata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy