
Tashmë Shqipëria ka një kampione bote edhe në sportin e skive. Lara Colturi, skiatorja italiane, por që ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë, u shpall kampione bote në kampionatin për të reja, në disiplinën Super-G.
Lara Colturi, mori vendin e parë, duke fituar medalje ari, në kompeticionin që u zhvillua në Austri.
Postimi i KOKSH:
Lara Colturi fiton medaljen e artë në disiplinën e Super-G për moshat nën 18 vjeç në Kampionatin Botëror për të Rinj që po zhvillohet në St. Anton am Arlberg të Austrisë.
Dhe kjo është medalja e parë që Lara Colturi merr si përfaqësuese e Shqipërisë. Ky vit nis me fitore.



