Tafas: Ndaj Sllovenisë dhe Kosovës luajmë për fitore

Tafas: Ndaj Sllovenisë dhe Kosovës luajmë për fitore

Portieri i Kombëtares Shpresa, Angelo Tafas, ka folur para mediave, pas grumbullimit të kuqezinjve, për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese ndaj Kosovës dhe Sllovenisë.

Tafas u shpreh se brenda skuadrës atmosfera është shumë e mirë si dhe nga gjendja fizike nuk ka probleme, duke pasur një grup të plotë. Portieri kuqezi që aktivizohet me klubin e Kukësit tha se dy ndeshjet në transfertë ndaj Sllovenisë dhe Kosovës janë të vështira, por skuadra do të japë maksimumin për të marrë tre pikët. Tafas foli edhe për objektivat e tij në aspekt personal.

"Atmosfera është shumë e mirë. Kemi nisur përgatitjet që dje. Grupi ka shumë harmoni, është i plotë. Nuk kemi dëmtime nga ana fizike dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.

Them se Sllovenia do jetë edhe më e vështirë këtë herë sepse janë mundur këtu dhe objektivi ynë është të japim maksimumin dhe të marrim tre pikëshin atje. Por nuk do jetë aspak e lehtë. Kosova gjithashtu është një kundërshtar shumë i vështirë. Dhe sidomos kur ke dy ndeshje jashtë, e bën edhe më të vështirë. Por edhe në këtë ndeshje, objektivi ynë është të marrim maksimumin, tre pikëshin.

Objektivi im është suksesi me klubi, suksesi me Kombëtaren dhe trofetë me klubin e Kukësit. Në plan afatgjatë shpresoj të luaj vazhdimisht dhe të arrij në një klub europian dhe gjithashtu te Kombëtarja A.", u shpreh Tafas.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy