
Bayern Munich po kalon momentin më të vështirë të sezonit. Në vetëm pak ditë, skuadra bavareze përjetoi dy dështime.
Fillimisht u eliminuan nga Kupa e Gjermanisë dhe tashmë janë eliminuar edhe nga Champions League. Të dy këto dështime, kanë ndodhur në drejtimin e trajnerit të ri, Thomas Tuchel.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Gjermani, drejtori i përgjithshëm i Bayernit, Oliver Kahn, rrezikon shkarkimin. Madje bëhet e ditur se vendimi është marrë nga kryesia dhe është çështje kohe për tu njoftuar nga klubi.
Përveç Tuchelit, me kontratë deri në vitin 2025, i vetmi që duket i sigurt brenda Bayernit është boshnjaku Hasan Salihamidzic.



