Maqedonia dhe Shqipëria do të përballen të martën nga ora 20:45, në Strumic, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’
“Panorama Sport” ka zbuluar formacionin e mundshëm të Kombëtares shqiptare.
Në ndeshjen ndaj Maqedonisë, Kombëtares shqiptare do t’i rikthehet sulmuesi elbasanas, Armando Sadiku, i cili ndaj Lihtenshtajnit mungoi për shkak të një lëndimi.
Kurse, për një vend në formacion, pas rikthimit të Sadikut, do të lujftojnë Eros Grezda dhe Azdren Llullaku.



