Manchester United, interes për Edson Alvarez

Manchester United, interes për Edson Alvarez

Manchester United sigurisht do të jetë një ndër protagonistët gjatë kësaj merkatoje verore.

‘’ The Red Devilsat ‘’ ende nuk po e rikuperojnë terrenin e humbur, edhe pse sezonin e kaluar e justifikuan në njëfarë mënyre me fitimin e Fa Cup.

Për trainerin Erik Ten Hag presioni është shumë i madh, i cili ia ka vënë syrin Edson Alvarezit, momentalisht pjesë e West Hamit.

Në të kaluarën hollandezi ishte traineri i meksikanit tek Ajax Amsterdami dhe sipas ‘ Team Talk ‘, vlera e kartonit në merkato i kalon 47 milionë eurot.

‘’ Djajtë e Kuq ‘’ në aspektin ekonomik janë një ndër klubet më të pasur të botës dhe drejtuesit e tyre janë të gatshëm t’ia plotësojnë kërkesën numrit një të stolit.

 

Drupal Ad

 

 

 

Adaptimi në disa pozicione të mesfushës por edhe efektiviteti në prapavijë, ia shtojnë mundësitë 26 vjeçarit për tu transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’.

Nëse 20 herë kampionët e Premier Leagues do ta investojnë këtë shifër, për londinezët do të ishte mjaft e konsiderueshme, për tu hedhur në sulm për elementë cilësorë gjatë kësaj periudhe.

Gjithsesi, s’do të jetë edhe aq e lehtë sepse largimi nga ‘’ The Hummers ‘’ do të linte një boshllëk edhe pse karriera e meksikanit mund të ndryshojë përmbajtje në çdo aspekt.

Javët vijuese do të jenë determinante për të përcaktuar të ardhmen, i cili në sezonin e shkuar, i pari tek West Hami, kontriboi me 2 gola dhe 2 asiste në 42 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy