Klasikja me Vllazninë, Shehi: Rival historik, jemi të qartë për kundërshtarin

Klasikja me Vllazninë, Shehi: Rival historik, jemi të qartë për kundërshtarin

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Vllaznisë. Shehi nuk i ka kursyer vlerësimet për kundërshtarin, për të cilin tha se është një rival historik i Tiranës.

Tekniku bardheblu, zbuloi se skuadra e tij do të ketë vetëm një mungesë për sfidën e nesërme, atë të Husein.

Sfida ndaj Vllaznisë është klasike dhe Vllaznia është rivali i Tiranës historik, por edhe momental. Një skuadër që gjithmonë ka objektiva për të qenë në majë që do të thotë që është ndër rivalët tanë të drejtpërdrejt. Në ndeshje të tilla duhet anë psikologjike e fortë dhe të jesh i përqendruar te detajet. Ndeshje të tilla mund të bëjnë diferencën , për ne vjen shumë shpejt si ndeshja e tretë e kampionatit por tek të gjithë ne është e fiksuar që nesër luajmë ndaj një kundërshtari direkt.

Është një kundërshtar i drejtpërdrejt për ne, skuadër me elemente shumë cilësore dhe mendoj që është një kundërshtar i denjë për objektiva. Kundërshtar që të imponon respekt dhe për fanellën por dhe për elementet që ka në përbërje. Është një ndeshje që hyn te ato të fortat.

Ne pothuajse jemi të plotë, përveç Husein nuk është i gatshëm për shkak të një dëmtimi. Pjesa tjetër është e plotë dhe me afrimet e fundit që kanë plotësuar dokumentacionin mendoj se jemi të gatshëm për nesër. Kemi ndryshuar sistem dhe manovër, lojtarët në sulm mund të ndryshojnë në varësi të kundërshtarit por nesër do të shikohet kjo gjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy