Skriniar drejt largimit

Skriniar drejt largimit

Prej disa muajsh Interi vijon luftën për ti rinovuar kontratën qëndëmbrojtësit Milan Skriniar .

Mirëpo interesi i Paris St Germain praktikisht i ka nxjerrë nga loja zikaltërit, ekip shumë i fuqishëm në aspektin ekonomik .

Oferta e italianëve nuk e ka bindur ishi-n e Sampdorias dhe kryeqytetasit kanë fituar terren dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ 27 vjeçari  ka vendosur të largohet nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.

Paga prej 6.5 milionë eurosh është refuzuar nga Milan Skriniar pasi ‘’ Les Pariziens ‘’ janë të gatshëm ta dyfishojnë duke ia bërë gati të pamundur Interit për të siguruar qëndrimin e yllit të defensivës në Milano.

Gjithsesi ish kampionët e Scudettos kanë përcaktuar minimalisht 70 milionë euro për largimin e Milan Skriniar, për të cilin parizienët tentuan edhe në verën e kaluar por ky transferim shkaktoi një lloj përçarje ndërmjet  Antero Henriques dhe drejtorit sportiv Luis Campos , përgjegjësit për transferimin e gjigandit sllovak në ‘’ Parque de Prince ‘’.

Pavarësisht ofertës së majme , Paris St Germain është një ekip i suksesshëm , kryesisht në France por objektivi primar i kuq e bluve është fitimi i Champions Leagues dhe afrimi i lojtarëve cilësorë konsiderohet një domosdoshmëri.

Parashikohet një garë e vështirë sepse Interi natyrisht do të vendosë barrierat për ta penguar largimin e një ndër nxënësve më të mirë të Simone Inzaghit, i cili nëse do të largohet , do të linte një boshllëk të madh në prapavijën e zikaltërve .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy