Emiliano Martinez, objektiv i Juventusit

Emiliano Martinez, objektiv i Juventusit

Botërori i zhvilluar në Amerikë, Kanada dhe Meksikë nxorri edhe njëherë në pah cilësitë e Emiliano Martinez. 

I ashtuquajturi ‘’ Dibu ‘’ tregoi profesionalizmin tek Argjentina, nënkampione e botës.

Sipas ‘ Calciomercatos ‘ 33 vjeçari nga Mar del Plata tashmë pretendohet nga Juventusi, kontrata e të cilit me Aston Villan përfundon në qershorin e 2029-tës. 

Presidenti Gianluca Ferrero ka ofruar 6.5 milionë euro për ishi-n e Arsenalit të cilin Luciano Spalletti e mirëpret në ‘’ Allianz Stadium ‘’. 

Në fakt numri një i stolit të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ e ka deklaruar pas miqësores kundër Bazelit se dëshiron një tjetër portier, pavarësisht se momentalisht në dispozicion ka Mattia Perin dhe Michele Di Gregorio. 

Ndërkohë Unay Emery synon qëndrimin e gardianit në ‘’ Villa Park ‘’ për të ruajtur organikën duke qenë se largimi i tij mund të lërë boshllëqe poshtë tre shtyllave. 

Por, interesi i ish rekordmenëve të Serisë A mbetet tundues të cilët aspirojnë rikthimin tek titujt, këtë herë nën drejtimin e ishi-t të Romës. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy