Tjetër pretendent për Guido Rodriguez

Tjetër pretendent për Guido Rodriguez

  Pas Barcelonës dhe Atletico Madridit, Manchester United në orët e fundit ka shpallur kandidaturën për të përfituar shërbimet e Guido Rodriguez.

Mesfushori i Real Betisit është i lirë duke filluar nga 1 janari i këtij viti, fakt që do të thotë se mund të negociojë me cilindo klub që dëshiron gjatë verës.

Argjentinasi është prej pesë sezonesh pjesë e ‘’ Los Verdiblancos ‘’, i cili deri në momentin që flasim numëron 158 sfida.

Ndërkohë, në aspektin ekonomik andaluzët vijojnë në një situatë tejet të ndërlikuar dhe interesi i ‘’ Los Cules ‘’, ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe sidomos ‘’ Djajve të Kuq ‘’ mund ti detyrojë për t’ia hapur derën e largimit nga ‘’ Benito Villamarin ‘’.

Ekipi i Manuel Pellegrinit i ka treguar cilësitë në sezonet e fundit, i cili ka marrë pjesë edhe në Europë por ndoshta largimi i peshave të rënda mund ta zgjidhë këtë problem emergjent.

Sipas informacioneve të fundit, 20 herë kampionët e Premier Leagues janë disi më të avantazhuar për ishi-n e River Plates, fitues i Botërorit të Katarit me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy