Trajneri shqiptar i Taekwondo, Xhersi Kurti, duke folur për arritjet e fundit në këtë sport, tha se nuk e priste që Shqipëria të siguronte 6 medalje ari. Në emisionin “SportZone”, në MCN TV, Kurti tregoi edhe për planet për këtë sport.
“Ishte një punë që ka nisur nga janari i këtij viti, por nuk e prisja që në Bukuresht nuk e prisja të ishim aq mirë. Në Junior dhe Senior Shqipëria ka dominuar. Prisnim rezultatet të mira, por një shpërthim të tillë me medalje, shkoi jashtë pritshmërive. Shpërthimi me 6 medalje ari, ishte i papritur. Nuk kishim sportistë mjaftueshëm për të gjithë kategoritë.
Po fillon si kërkesë e prindërve që fëmijët të merren me sport. Elementet që kalojnë kufijtë janë të paktë. Kjo është puna sistematike e atletëve dhe trajnerëve. Kemi nivel shumë të mirë në Ballkan. Qëllimi është tani arenat më të mëdha në Europë. Plani është 4-vjeccar, për Olimpiadën në Paris 2024. Është strategji e jona që brenda vitit të arrijmë pikë të caktuara. Ne do bëjmë punën tonë dhe shpresojmë për më të mirën. Në vitet e fundit ne kemi filluar të marrim një mbështetje si nga qeveria ashtu edhe nga KOKSH.”, u shpreh Kurti.



