
Shkupi është zyrtarisht kampion dimri në Maqedoninë e Veriut. Me fitoren e sotme 0-3 ndaj Borecit, bardheblutë kanë shkuar në kuotën e 42 pikëve, 7 pikë më shumë se ndjekësit e Akademija Pandev, duke qenë edhe matematikisht kampionë dimri.
Fitore ditën e sotme ka korrur edhe Shkëndija e Tetovës, që mposhti minimalisht Skopjen. Kuqezinjtë i janë falur golit të Sidrit Gurit në minutën e 69-të.
Në ndeshjet e tjera, Akademija Pandev mposhti 1-0 Pelisterin, ndërsa Rabotnicki humbi 1-2 ndaj Makedonija GP.



