Real Madridi paraakord me Haaland

Real Madridi paraakord me Haaland

  Real Madridi është afruar shumë me  dy ndër lojtarët më të spikatur të aktualitetit si Erling Haaland dhe Kylian Mbappe . ‘’ Galaktikët ‘’ e kanë mbyllur operacionin për francezin dhe i mbetet për të transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ golashënuesin norvegjez.

  Kjo histori duket se do të vijojë të njëjtën rrugë dhe deri më tani është bërë shumë për arritjen e saj .

Mbledhja  e zhvilluar në Monaco ndërmjet avokates braziliane dhe njëkohësisht krahut të djathtë të Mino Raiolas  Rafaela Pimenta sipas ‘ Sport ‘ ka prodhuar rezultatet e para në funksion të këtij akordi historik për madrilenët të cilët duan të rikthehen më të fortë në sezonin vijues dhe pse jo mos të shijojnë një treshe magjike me  Vinicius – Haaland- Mbappe  në majën e sulmit.

  Këto tre komponentë konsiderohen se do të bëjnë shumë bujë në të ardhmen dhe avantazhi i tyre është se me siguri do të mbështesin njëri-tjetrin në ofensivën e frikshme të Real Madridit .

Këto opsione e lënë automatikisht në prapavijë Karim Benzeman i cili e përfundon kontratën në 2023-shin por entuziazmi i spanjollëve e anashkalon disi francezin sepse me emra të tillë në sulm , me shumë gjasa  do të shëndërrohet në zgjedhjen e dytë për Carlo Ancelottin.

Florentino Perez s’kishte si të mos shfaqej në një moment të vështirë për Realin e tij dhe po i lëviz të gjithë gurët për të firmosur me këto dy perla që kanë shënuar nisjen e një etape të re në futbollin modern .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy