
Trajneri Ernest Gjoka, u shpreh se gara në kampionatin shqiptar është shumë e fortë.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Gjoka u shpreh se tashmë lufta bëhet për Europën dhe mbijetesën, pasi çështja titull tashmë është mbyllur, pas 3 fazave të para.
Është një garë shumë e fortë, pavarësisht se Tirana është shkëputur në krye. Për Europën akoma nuk është zgjidhur situata, sepse do të ketë përballje direkte mes skuadrave. Gjithashtu edhe pjesa në fund të tabelës është e vështirë, skuadrat nuk do të tolerojë.



