Atletico nuk e harron Szoboszlai-n

Atletico nuk e harron Szoboszlai-n

Pavarësisht se jemi vetëm në startin e sezonit , skuadrat me emër të Europës asnjëherë nuk e lënë në prapavijë merkaton e cila është esenciale për mbarëvajtjen e të ardhmes .  

Kampioni në fuqi i La Ligas  Atletico vijon me këmbngulje rrugën drejt fuqizimit dhe objektivi i rradhës për Cholo Simeonen është  Dominik Szoboszlai. 20 vjeçari ka shpërthyer me Leipzigun duke tërhequr vëmëndjen jo vetëm të ‘’ Los Colchoneros ‘’ por edhe Milanit dhe Arsenalit  duke e bërë këtë luftë tepër interesante për tu ndjekur .

 443 minutat e zhvilluara deri më tani që përmblidhen në 8 ndeshje janë shoqëruar me tre gola dhe një asist nga talenti hungarez duke reflektuar kështu rendimentin e shkëlqyer që demostroi edhe me Salzburgun , skuadër që i shërbeu për t’ia hapur rrugën drejt suksesit .  

Faza e kaluar e grupeve të Champions Leagues vuri përballë austriakët me  ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe që nga ajo ndeshje traineri argjentinas vijon ta ketë në axhendë.  

Situata e komponentëve aktualë nuk është qartësuar ende tek  kryeqytetasit sepse e ardhmja e  Joao Felix është vënë në pikpyetje të mëdha së fundmi dhe Diego Simeone i ka paraprirë një largimi të mundshëm të yllit portugez duke zgjedhur Dominik Szoboszlai-n si kandidat për ofensivën e Atleticos .  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy