
Pavarësisht garës së ashpër kundër Manchester City-t, Chelseat dhe Real Madridin për Jude Bellingham , Liverpooli ende beson se në merkaton e ardhshme mund ta transferojë në ‘’ Anfield Road ‘’ .
Anglezi është shëndërruar në një ndër protagonistët e padiskutueshëm, kontrata e të cilit me Borussia Dortmundin përfundon pas dy sezonesh, fakt që i jep të drejtën gjermanëve të pretendojnë një shifër të majme për largimin e mesfushorit nga ‘’ Signal Iduna Parku ‘’.
‘’ Verdhezinjtë ‘’ kanë deklaruar se s’do të pranojnë shifra poshtë 144 milionë eurove, në sajë të kontributit të 19 vjeçarit .
Pavarësisht se kjo shumë e largon disi nga transferimi tek anglezët , drejtuesit e tyre s’do të reshtin së tentuari për një ndër lojtarët më premtues të kontinentit të vjetër.
Pretendentët e bëjnë edhe më emocionuese këtë garë dhe drejtuesit nga Ruhr synojnë të përfitojnë maksimalisht nga shitja yllit të ekipit të gjermanit Edin Terzic.



