Kirian Trippier u largua nga Atletico Madrid në merkaton e janarit, për të kaluar në Premier League, te skuadra e Newcastle.
Së fundmi mbrojtësi është rikthyer të flasë për periudhën e kaluar në Spanjë, ku përmend edhe trajnerin Simeone, për të cilin tha se ishte i fiksuar pas lojës.
Ka pasur raste kur unë kam qenë në shtrat, në gjumë, dhe Simeone më telefononte. Është një çmenduri, diçka që nuk e kam përjetuar kurrë. Ai flet për gjëra që mund t’i kisha bërë më mirë ndërkohë që unë përpiqem të fle.
Kam marrë mesazhe të rastësishme, telefonata nga ai që fliste për lojën dhe këtu ai është i fiksuar. Ai është një trajner i pabesueshëm. Emocional është fjala e saktë për ta përshkruar atë.



