
Kanë mbetur edhe pak orë për përfundimin e merkatos së janarit dhe Arsenali mund të humbasë një ndër sulmuesit më produktivë gjatë viteve të fundit .
Barcelona po këmbngul për Pierre Emerick Aubameyang por ‘’ Topchinjtë ‘’ janë kundërpërgjigjur me një risi të Primera Division si Raul de Tomas.
Ky është një moment deçiziv për efekt kohe dhe sipas ‘ As ‘ peshorja anon nga katalanasit të cilët janë shumë afër 32 vjeçarit i cili konsiderohet një vlerë e shtuar nga numri një i pankinës Xavi Hernandez, pikërisht tek një ndër repartet që ka më shumë nevojë për ndryshim .
Në rastin konkret , të qënit një lojtar shembullor tek bardhekaltërit , e ardhmja e Raul de Tomas ka ndryshuar dhe sigurisht ia ka lartësuar figurën sepse Arsenali mbetet një ekip me shumë histori në Premier League dhe Europë pavarësisht se ka rrëshkitur disi në vitet e fundit .
Në aspektin e përgjthshëm problematikat e hasura nga skuadrat e elitës ia kanë shtuar përqëndrimin sidomos në merkato sepse faza e dytë e sezonit pritet si gjithmonë me shumë surpriza .
Një largim i Raul De Tomas nga Espanyol do ta linte të varfër ekipin e Vicente Morenos në ofensivë dhe sigurisht do t’ia vështirësonte arritjen tek sukseset duke qenë se lojtari në fjalë është një domosdoshmëri për avancimin e mëtejshëm .
Megjithatë ekipi nga Barcelona vijon ti qëndrojë i paluhatur klauzolës për golashënuesin e cila arrin 70 milionë eurot dhe orët e ardhshme priten shumë të vrullshme për 27 vjecarin . ‘’ The Gunners ‘’ nuk do të ndalen në asnjë moment drejt objektivit të pjesëmarrjes në Uefa Champions League dhe pozicioni aktual në tabelë ia krijon mundësitë për ta realizuar deri në fundin e sezonit dhe natyrisht akordi i mundshëm me spanjollin do ta afronte edhe më shumë drejt tij .



