
E ardhmja e Paul Pogbas me siguri do të jetë larg Monacos.
Mesfushori po tenton largimin nga ‘’ Luigji i Dytë ‘’ dhe në orët e fundit një ekip me shumë emër është interesuar për shërbimet e tij.
Bëhet fjalë për Boca Juniors, gjigand në Amerikën e Jugut. 33 vjeçari në kohët e fundit ka vuajtur disa dëmtime të cilat nuk e kanë lejuar të tregojë potencialin në fushën e blertë.
Kjo situatë nuk ka patur ndryshime dhe tashmë dyert e ‘’ La Bomboneras ‘’ janë hapur për ish kampionin e botës në 2018-tën me ‘’ Gjelat ‘’.
Në 2021-shin ishi i Manchester United deklaroi publikisht simpatinë për ‘’ Los Xeneises ‘’ dhe si duket ka ardhur momenti për ta provuar veten.
Kampionati argjentinas shquhet si një ndër më kompetitivët dhe nëse do të firmosë me kryeqytetasit do të ketë privilegjin për të luajtur edhe në Kupën Santander Libertadores, e quajtur ndryshe si Champions League e këtij kontinenti.
Në sezonin e shkuar Paul Pogba u aktivizua në vetëm 6 ndeshje me monegaskët, të ndara në 115 minuta por të pamjaftueshme për të avancuar për më tej.



