
Vështirësitë e hasura në lidhje me transferimin e Kylian Mbappes apo Erling Haaland në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, nuk i kanë lënë zgjidhje tjetër drejtuesve të Real Madridit veçse të kërkojnë të tjera alternativa.
Në orët e fundit Victor Osimhen është bërë pjesë e planeve të kryeqytetasve, sulmues mjaft i rrezikshëm, tejet i rëndësishëm tek Napoli.
Nigeriani është drejt marrëveshjes për rinovimin e kontratës me ‘’ Il Partenopei ‘’ deri në 2028-tën dhe klauzola e prishjes së saj momentalisht i arrin 130 milionë eurot.
Megjithatë, bosi i madrilenëve Florentino Perez është shprehur i gatshëm për t’ia plotësuar dëshirën Carlo Ancelottit, e cila do të konsiderohej një shifër rekord.
24 vjeçari i lindur në Lagos shquhet si një ndër sulmuesit më të mirë jo vetëm në Itali por edhe në Europë dhe manjati spanjoll, president i cili gjithmonë jep maksimumin për skuadrën e zemrës pretendon ta arrijë këtë objektiv madhor për të ardhmen.



