
Vizita e fundjavës në Rennes i shërbeu drejtuesve të Parisit për të ndjekur nga afër Eduardo Camavingan . ‘’ Les Pariziens ‘’ e shfrytëzuan këtë mundësi për të vijuar negociatat për 18 vjeçarin . Drejtori sportiv Leonardo e pëlqen shumë mesfushorin edhe pse mban mbi supe një moshë të brishtë por nuk ka asnjë diskutim se është një ndër risitë e futbollit botëror. Sipas ‘’ L’Equipe ‘’ parametrat e lojës së lojtarit të lindur në Angola përputhen shumë mirë me kërkesat e Mauricio Pochettinos dhe zhvillimet e mëtejshme do të jenë shumë përcaktuese për kalimin ose jo në ‘’ Parque De Prince ‘’.
Megjithatë ‘’ Les Pariziens ‘’ janë koshientë se kjo betejë do të ketë shumë rivalitet sepse pas derës mbeten Real Madridi , Barcelona , Manchester United, Juventusi dhe Bayern Munchen . Operacione të kësaj natyre janë shumë të vështirë për tu finalizuar edhe pse potenciali i tyre krijon një farë sigurie . Theksi në këtë rast vihet tek negociatorët më efikasë dhe gjithashtu tek perspektiva e të ardhmes së çdo ekipi të interesuar . Vera pritet të jetë shumë e nxehtë dhe më të papritura por gjithçka do të varet nga vendimi i Rennes për talentin Eduardo Camavinga .
Edhe pse ka shënuar një rënie në rendiment gjatë këtij sezoni , aftësitë e numrit 10 të Rennes janë një motiv potent për skuadrat e njohura për ta patur sa më shpejt në dispozicion . 37 ndeshje, 1 gol dhe 3 asiste rezultojnë të mjaftueshëm për ekipe të kalibrit të tillë se duhet të jenë shumë vigjilentë për të mos e humbur ritmin dhe të plotësojnë objektivin me afrimin e një ndër lojtarëve më premtues në lidhje me të ardhmen .



