Finalja në “Air Albania”, Koka: Politika që kërkon të marrë benefitet, i dënon futbollistët

Finalja në “Air Albania”, Koka: Politika që kërkon të marrë benefitet, i dënon futbollistët

Gazetari Bledian Koka, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për finalen e Conference League, e cila do të mbahet më 25 maj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Sipas Kokës, politika kërkon të marrë benefite nga ky event, ndërkohë që përmend edhe rastin e Kombhëtares në vitin 2016, kur u kthyen nga Franca.

Ky është një promovim që në vende të mëdha, paguhet për këtë. Organizimi i kësaj finale, në një moment kur gara është e madhe, triumfi i përket atij që e bëri të mundur. Në ishim ata që pamë një debat, që për pak e prishën këtë ëndërr. Është një lajm i mirë për Shqipërinë kjo finale. Kjo finale e Conference League, është më e mirë se ajo e Europa League. Po ta shikosh, fati është në të gjitha drejtimet me Shqipërinë.

Politika kërkon të marrë meritat? Unë e kam të freskët imazhin e asaj që ndodhi pas mbërritjes së skuadrës pas Europianit. Një pengmarrje nga politika. Iu dhanë në fund pasaportat diplomatike dhe më pas ua hoqën. Kjo politikë që merr benefitet, është ajo që i dënon lojtarët. Të tilla qëndrime i kanë regjimet zakonisht.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy