Të shtunën ‘El Clasico’, Zidan rrezikon pankinën kundër Barcelonës

Të shtunën ‘El Clasico’, Zidan rrezikon pankinën kundër Barcelonës

E shtuna rezervon një një nga ndeshjet më emblematike të futbollit që është Barcelona-Real Madrid, e vlefshme për javën e pestë të La Liga-s dhe që luhet në Camp Nou.

Kjo sfidë ka humbur diçka nga shkëlqimi i viteve të fundit, por gjithsesi pritet të mbajë të mbërthyer miliona telespektatorë para ekranit. Të dy skuadrat vijnë pas një humbje në kampionat, ndërsa Barcelona për t’ia dalë me Real Madrid ka thirrur në apel Messi-n, golashënuesin më të mirë të kësaj përballje historike.

Ndërkohë me një atmosferë më të zymtë vjen Real Madrid, skuadra kampione në fuqi, që përveç humbjes me debutuesit e Cadiz javën e shkuar zhgënjyen me një tjetër disfatë në mesjavë kundër Shakhtar Donetsk.

Ka media në Spanjë të cilat thonë në rast disfata edhe me Barcelonën atëherë vendi i punës së Zidan është në pikëpyetje.

Përsa i përket mungesave, ky takim që do të nisë nga ora 16:00 nuk do të ketë të disponueshëm Ter Stegen dhe Umtiti-n te kampi katalanas, ndërsa Hazard, Odriozola dhe Carvajal te ‘galaktikët’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy