Portieri i Vllaznisë, Kristi Qarri, beson te kualifikimi për në turin e dytë në Conference League.
Shkodranët luajnë në shtëpi sfidën e kthimit ndaj islandezëve të Valur, pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë.
Qarri tha se është optimist për kalimin më tej, ndërsa theksoi se ka fituar shumë eksperiencë me kuqeblutë.

Klima nuk ishte në favorin tonë në ndeshjen e parë, por e sulmuam mirë kundërshtarin. Nesër gjithçka është e hapur.
Në çdo ndeshje përpiqem të jap maksimumin. I gjithë ekipi ka bërë një ndeshje të mirë, sepse shënuam dy gola.
Jam shumë optimist për kualifikimin. Kemi besim se do ta kalojmë turin. Nëse profesori tha 50 me 50, unë them kemi mundësi 60 me 40.
Tifozët janë lojtari ynë i 12-të. Kam fituar shumë eksperiencë këtu, ndihem i privilegjuar.



