Milani, gjen sulmues tek Sevilla

Milani, gjen sulmues tek Sevilla

  Në këto ditë përcaktuese të merkatos së verës Milani vijon të jetë një ndër protagonistët referuar Italisë.

Tek kuqezinjtë po punohet fort për të arritur sukseset në sezonin aktual dhe tashmë drejtuesit e kanë përcaktuar objektivin e rradhës. 

Flitet për ofensivën, të cilët janë ndalur tek Sevilla. 

Dodi Lukebakio është shëndërruar në një ndër referentët e andaluzëve, i cili preferohet nga traineri Massimilliano Allegri. 

Flitet se presidenti Paolo Scaroni do të ofrojë afro 30 milionë euro për belgun por s’do të jetë aspak e lehtë ta largojë nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’. 

Megjithatë, ishi i Hertha Berlinit është i ndërgjegjshëm se interesi i ‘’ Djallit ‘’ është një plus për karrierën pasi siç dihet është një ndër klubet më të suksesshëm në glob. 

Strategu italian kërkon transferimin në ‘’ San Siro ‘’ të një ekstremi që bën diferencën në metrat e fundit dhe në rastin konkret duhet thënë se cilësitë e Dodi Lukebakios si përshembull shpejtësia, teknika dhe fitimi i shpeshtë i dueleve me rivalët e favorizojnë atë. 

Natyrisht negociatat vijojnë dhe pritet që së shpejti të përcaktohet e ardhmja e nxënësit të Matias Almeydas i cili mund të ketë fatin të përfaqësojë shtatë herë fituesit e Champions Leagues.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy