
Skuadra e Interit e ka të qartë se për të ruajtur protagonizmin e deritanishëm do ti duhet të mos gabojë në pjesën më deçizive të sezonit . Për këtë arsye largimi i lojtarëve që nuk bëjnë më pjesë në planet e Simone Inzaghit është i domosdoshëm për ruajtjen e distancës me kundërshtarët .
Beppe Marotta dhe Piero Ausilio i janë futur punës me kokë për ti dërguar zikaltërit drejt titullit të 20-të në Scudetto dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ janë tre elementë që nuk kanë bindur në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
Stefano Sensi , Arturo Vidal dhe Matias Vecino me siguri po kalojnë momentet e fundit në Milano dhe vendimi më korrekt i italianëve është ti lënë të lirë për tu përforcuar me të tjerë lojtarë që do të ndihmojnë Interin për të qenë konstant deri në fund .
Puna intensive e Antonio Contes në sezonin e shkuar dha për të kuptuar se sa i vështirë është rikthimi tek sukseset për arsye të konkurrencës së ashpër që ekziston jo vetëm në Itali por edhe në çdo kompeticion tjetër dhe ky fakt i ka shtuar përgjegjësitë tek kampionët në fuqi të Italisë .
Jo vetëm largimet por edhe afrimet do të përcaktojnë në një lloj mënyre fatet e sezonit për Interin , skuadër që po rikuperon vlerat e humbura ndër vite sidomos në Serinë A për arsye të dominimit absolut të Juventusit .
Eksperienca tek Lazio i ka shërbyer shumë teknikut 45 vjeçar i cili po provon veten tek një skuadër që ka ndryshuar historinë në Itali pas shumë vitesh .



