Dejvi Bregu nuk është më futbollist i Teutës. Ka qenë vetë futbollisti i cili nëpërmjet një postimi të bërë në profilin e tij, njofton se ka mbyllur aventurën me skuadrën durrsake. Tashmë vlonjati del si lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për karrierën e tij.
Bregu ishte një nga lojtarët më të mirë në sezonin e fundit për Teutën, me të cilët fitoi titullin kampion, që mungonte në Durrës prej 27 vitesh si dhe u fitoi “Këpucën e Artë” në Kategorinë Superiore.
Me shumë mundësi 25-vjeçari do të vazhdojë karrierën e tij jashtë Shqipërisë, siç e ka thënë edhe vetë në intervistat e mëparshme.



