
Brahim Diaz, është një nga lojtarët më të spikatur te Milani këtë sezon. Mesfushorit i përfundon huazimi dy-vjeçar nga Real Madrid në verë dhe e ardhmja është ende e paqartë.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Milani ka nisur nga puna, për të blerë kartonin e lojtarit 23-vjeçar.
Kuqezinjtë janë në bisedime me klubin madrilen dhe janë të gatshëm të paguajnë 22 milionë euro për të siguruar shërbimet e futbollistit.
Ende nuk ka një marrëveshje, por nuk përjashtohet akordi në ditët e ardhshme.



