
Barcelona është një nga ekipet më aktive në këto ditë të para të qershorit, teksa deri tani ka zyrtarizuar afrimin e 3 lojtarëve, Aguero, Emerson dhe Garcia.
Megjithatë përveç afrimeve, te klubi katalanas po punojnë edhe për largimet, të cilët pritet të jenë të shumta në merkaton e verës. I pari që duket se është me “valixhe në duar” është mbrojtësi francez, Samuel Umtiti. Ky i fundit nuk është në planet e klubit për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit i kanë bërë të ditur se do të largohet.
Tashmë mbrojtësi 27-vjeçar duhet të shikojë për një skuadër të re, ku do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike. Kujtojmë se Barcelona është klubi i dytë në karrierë për Umtiti, pasi më parë ka luajtur vetëm për Lyon në Francë, nga të cilët u largua në vitin 2016, për të kaluar në “Camp Nou”.
Lojtari përfiton 12 milionë euro në sezon te Barcelona dhe për këtë arsye drejtuesit duan ta largojnë me çdo kusht për të shpëtuar nga paga e tij e madhe.



