
Totenhemi e ka nisur me fitore kampionatin në Angli, teksa ka mposhtur minimalisht Manchester Cityn. Ishte Heung-Min Son, i cili me golin e tij në minutën e 55-të, i dha fitoren skuadrës së Espirito Santo, në një ndeshje të luftuar gjatë gjithë 90 minutave. Edhe West Ham e nisi me këmbën e mbarë kampionatin, duke mposhtur 2-4 në transfertë Newcastle.
Në Spanjë, Atletico Madrid, e ka nisur me fitore, pasi ka mposhtur me shumë vështirësi Celta Vigo. Të besuarit e Simoenes iu falën dopietës së shënuar nga Angel Correa në minutat 23 dhe 64. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Iago Aspas në minutën e 59-të.
Në Ligue1, në Francë bie në sy disfata e Lyon, që u mposht 3-0 nga Angers, ndërsa në Gjermani Leipzig humbi në start ndaj Mainz 1-0.



